Kronika 16 January 2025, 18:51 Nga VNA

Nuredin Dumani flet për vrasjen e Bujar Çelës: Nuk shkrepi arma ime, e vrau Besmir Xhixha

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani flet për vrasjen e Bujar Çelës: Nuk shkrepi arma

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar sot në GJKKO për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të ish-mikut e ish-bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm Talo Çela.

I penduari rrëfeu në procesin ku po dëshmon për ngjarjet kriminale që u hetuan nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, se në krim mori pjesë me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën.

Dumani dëshmoi se diçka nuk shkoi me armën e tij dhe nuk qëlloi, ndonëse kishte në fakt dy armë.

“Kisha dy armë. Njërën e kisha për ta përdorur në vrasjen e Bujar Çelës, tjetrën e mbaja si zakonisht për vetëmbrojtje dhe nuk e përdorja në ngjarje.

Tentova ta qëlloj Bujarin, por arma nuk më shkrepi. I thashë Xhixhës të qëllonte se nuk po më shkrepte. Nuk e përdora armën e dytë, sepse nuk doja ta bëja pis” ka thënë Dumani.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme