Kronika 16 January 2025, 18:13 Nga VNA

Tentativa e vetëvrasjes të policit që ndaloi djalin e Samir Manes, skandali që po mbulohet nga policia, drejtësia e media

Ndaje në Whatsapp
Tentativa e vetëvrasjes të policit që ndaloi djalin e Samir

Situata shëndetësore e oficerit të policisë, i cili u hodh dje nga kati i 11 i një pallati në Tiranë paraqitet e qëndrueshme. Burime për VNA bëjnë me dije se ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

VNA raportoi dje për këtë ngjarje, duke iu referuar faktit se polici rrugor që u vetëhodh nga lartësia e pallatit ishte i njëjti që kishte shoqëruar të dielën pasdite djalin e biznesmenit Samir Mane. Më parë, gjatë ditës së djeshme, punonjësi i policisë rrugore ka qëndruar për gati dy orë në zyrat e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore ndërsa ka pasur debate me drejtuesit për mënyrën se si u veprua gjatë ndalimit të 26-vjeçarit Martin Mane.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se pas daljes nga zyrat e AMP-së, oficeri i policisë ka kontaktuar me familjarë të tij, duke u shprehur i shqetësuar për vendin e punës pas përplasjeve me shefat për këtë ngjarje. Mbeten të paqarta dinamikat dhe debatet e zhvilluara mes drejtuesve të policisë për ngjarjen, ndërsa çdo interpretim do të ishte thjesht spekulim për të mbuluar gjurmët e një skandali që vështirë se do të zbardhet ndonjëherë.

Pavarësisht komenteve të ndryshme, qëndrimeve apo përpjekjeve për të fshehur detaje të ngjarjes dhe autorët e dyshuar, fakt mbetet që përballja e djalit të një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri me forcat e rendit shkaktoi turbullirë dhe aspak transparencë. Tashmë është e pamundur të zbardhet se sa rëndon pesha e ligjit për të birin e Samir Manes. Përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe heshtja skandaloze e medias mbi këtë ngjarje treguan qartë se në Shqipëri nuk vepron ligji, por “Maliqi Mane.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme