Kronika 16 January 2025, 23:24 Nga VNA

Lala zbulon ç'mori BKH në apartamentin që përdorej nga Ajola Xoxa: U gjetën kontrata, kasaforta, veshje

Ndaje në Whatsapp
Lala zbulon ç'mori BKH në apartamentin që përdorej

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për kontrollin e fundit të BKH në një apartament, që dyshohet se përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por nuk ishte i deklaruar.

Lala tha se janë gjetur dokumenta, kontrata, kasaforta, madje janë sekuestruar edhe veshje!

Gazetarja shtoi se personazhi me emrin Nesti Angoni që e ka kallëzuar Veliajn, është një person i afërt me të, pasi duket se di detaje mjaft të brendshme.

"Nga kqyrja e kompjuterëve të skuestruar nga kontrolli i datës 6 dhjetor, ka rezultuar dhe është zbuluar një apartament sipër qendrës Harabel, që administrohet nga zonja Ajola Xoxa.

Kjo adresë nuk ishte deklaruar. Rezulton në emër të një personi tjetër që nuk ka lidhje me hetimin. Por nga të dhënat e pëftuara, ka rezultuar se sipas prokurorëve posedohej nga zonja Xoxa dhe përdorej prej saj. Kur prokurorët kanë krijuar bindje për këtë gjë, për këtë adresë të padeklaruar…

Në datën 14 ka dalë vendimi dhe rreth një orë nga dalja, oficerët e BKH kanë vajtur te apartamenti. Janë marrë dokumenta, kontrata, fatura, kanë arritur të zbërthejnë dy kasaforta, që nuk janë hapur fillimisht dhe është pritur një punëtor për ti hapur me fresibël dhe kanë marrë edhe rroba, të cilat hera e parë dëgjoj që SPAK kthehet në garderobë...

Është marrë një numër i konsiderueshëm dokumentash. Për herë të parë më bëri përshtypje, sekuestrimi i rrobave. Se ku duan të shkojnë prokurorët… Di një gjë, kur Nesti Angoni ka bërë kallëzimin, ka folur edhe për disa blerje të bëra nga vjehrra e zotit VEliaj. Veliaj është pyetur edhe për këto blerje.

Nësti Angoni më rezulton person shumë afër Erion Veliaj. Nga cilësia e informacionit duket i brendshëm, sepse ka informacion edhe për masat e rrobave, blerjet konkrete. Vetëm një person i brendshëm mund t'i dijë këto". tha Lala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme