Kronika 17 January 2025, 10:09 Nga VNA

Operacion masiv në Pogradec/ Sekuestrime, kontrolle dhe ndjekje për të kërkuar të dyshuar

Ndaje në Whatsapp

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar sot në Pogradec nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale. Operacioni kishte në fokus kapjen e personave në kërkim, si dhe sekuestrimin e armëve, lëndëve narkotike dhe parave të paligjshme.

Gjatë aksionit janë zhvilluar dhjetëra kontrolle, ku deri tani janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, shuma të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike.

Një prej operacioneve të përqendruara është zhvilluar në banesën e Erjon Llapushit, i shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2021. RENEA ka rrethuar banesën e tij dhe po ushtron kontrolle të detajuara. Ndërkohë, janë sekuestruar mbi 100 mijë euro cash gjatë këtij operacioni.

Policia njofton se detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme