Kronika 18 January 2025, 16:12 Nga VNA

Reagon gazetarja Klodiana Lala për ngjarjen

Ndaje në Whatsapp
Reagon gazetarja Klodiana Lala për ngjarjen

Gazetarja Klodiana Lala ka postuar një qëndrim të sajin në Facebook lidhur me ngjarjen e rëndë ku një punonjës policie tentoi vetëvrasjen pas ndalimit nga një patrullë e djalit të biznesmenit Samir Mane.

"Jam krah Azbiut dhe i uroj shërim të shpejtë, duke qëndruar kundër llumit që ka mbërthyer Policinë e Shtetit!

Mjafton ndalimi për disa orë i djalit të Samir Manes nga policia për të kuptuar në çfarë mjerimi ka përfunduar vendi dhe si policia tradhton njerëzit e saj.

Policia dhe ministri kanë detyrimin të shpjegojnë se çfarë ndodhi me Azbiun!

Gjithçka tjetër janë lojëra të ndyra që nuk i shërbejnë askujt!

Ervin Hoxha, është radha jote të dalësh dhe të bësh transparencë. Boll më me akuza të pabaza mbi një njeri të ndershëm!

Na jep prova, dokumente, video dhe kqyrje telefonash për të treguar pse ndodhi ajo që ndodhi me Azbiun.

Fillo nga celulari i shefit të qarkullimit dhe vazhdo më tej…".

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme