Kronika 18 January 2025, 14:58 Nga VNA

Pranga Elvis Gacaj, pjesë e klanit kriminal Duka, lëvizte me armë pa leje. Skeda kriminale e 50-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
Pranga Elvis Gacaj, pjesë e klanit kriminal Duka, lëvizte me armë

Elvis Gacaj, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me krerët e klanit kriminal Duka, u arrestua sot nga Policia e Tiranës pasi lëvizte me armë pa leje. Sipas policisë, 50-vjeçari u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Again”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin M.D. dhe pasagjer Elvis Gacajn.

“Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Elvis Gacaj, shërbimet e Policisë ‘Shigjeta’ gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis,” njoftoi policia. Ndërsa shtetasi M.D. u arrestua për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Gacaj është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi është skeduar për vepra të rënda penale. Në vitin 2018, ai u arrestua së bashku me Leonard Dukën, kreun e klanit kriminal Duka, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Por më pas, gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Më herët, më 1 tetor 2015, ai i shpëtoi një atentati mafioz, kur automjeti me të cilin udhëtonte u qëllua me breshëri kallashnikovi, një ngjarje ku dy miqtë e tij mbetën të vrarë. Gacaj është dyshuar edhe për përfshirje në kultivimin e kanabisit në zonën e Shëngjergjit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme