Kronika 19 January 2025, 16:08 Nga VNA

Atentati në Shkodër/ Zbardhet mesazhi në TikTok, një zë gruaje futi në kurth Ramazan Matajn

Ndaje në Whatsapp
Atentati në Shkodër/ Zbardhet mesazhi në TikTok, një zë

Mesazhe zanore me zë gruaje nga një profil i rreme në TIK TOK çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra më 5 Janar në Shkodër.

Policia ka arritur të dokumentojë se pas skemës qëndron autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar.

Dy mesazhe zanore dërguar nga një profil i rremë në “TikTok” me emrin “Majli 544”, çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra, tregojnë hetimet e policisë krimin e ndodhur më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër.

Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar i cili u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.

Hasaj, duke u prezantuar si vajzë, e ftoi Matajn për takim në dalje të fshatit ku më pas e qëlloi me pushkë automatike, duke e lënë të vdekur.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës, policia gjeti bisedat me “Majli 544”.

Mataj rezulton se kishte kërkuar prova që profili ishte vërtet një vajzë, ndërsa kishte marrë dy mesazhe zanore me zë gruaje, ku shprehej:

“...Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “...Sonte ke rastin, shi asht tu ra... bukur do ishte…”.

Mataj mori makinën për të takuar “vajzën”, por në të vërtetë rezultoi se ishte kurth vdekjeprurës!

Pas krimit Arjon Hasaj u fiksua edhe nga një kamera sigurie, ndërsa mbi bazë të provave policia arriti ta identifikojë e vërë në  pranga bashkë me të vëllanë.

Në dëshmitë pas arrestimit autori i dyshuar i krimit tha se Ramazan MAtaj u kishte ngacmuar motrën e tij dhe kishte ndikuar për ti shkatërruar martesat.

Mbi bazë të provave Arjon Hasaj është akzuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”,  ndërsa vëllai Klisman Hasaj, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Gjykata e Shkodrës i ka lënë në burg./Ora News

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme