Kronika 20 January 2025, 14:16 Nga VNA

'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Ndaje në Whatsapp
'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmoi sot (20 janar 2025) vendimin ndaj Agron Qafës dhe Florenc Çekrezit, të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal. Të dy u kapën gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Agron Qafa akuzohet për vjedhje me dhunë dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa Florenc Çekrezi për shkatërrim prone me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje. Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj(anëtare), sot më datë 20.01.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 7/65 akti, datë 26.11.2024regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi, kundër vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës sëPosaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet gjyqësore në apel, i ngarkohen të pandehurve ankues A.Q. dhe F.Ç.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme