Kronika 20 January 2025, 14:26 Nga VNA

Arrestimi i Jurgis Çyrbes, Dumani: "Nuk kemi të gjithë databazën e Sky ECC"

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Jurgis Çyrbes, Dumani: "Nuk kemi të gjithë

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se ish-deputeti Jurgis Çyrbja është një nga politikanët e arrestuar në bazë të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. Ai theksoi se institucioni po punon për të ndarë provat nga thashethemet, duke qëndruar objektiv dhe duke kërkuar prova shtesë përtej komunikimeve. Dumani konfirmoi gjithashtu se po pritet vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese për çështjene e sky ecc, ndërsa garantoi se çdo vendim do të merret sapo të sigurohen prova të mjaftueshme.

"Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC dhe vazhdojmë të kërkojmë kode të tjera që mund të dalin gjatë hetimeve tona. Deri më tani, rezultatet nuk kanë treguar ndonjë lidhje direkte. Si institucion, jemi të kujdesshëm për të ndarë provat nga thashethemet, duke synuar të jemi sa më objektivë. Aktualisht, kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe jemi në pritje të vendimit të arsyetuar për të shqyrtuar argumentet. Përpiqemi të mos mbështetemi vetëm te komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato me prova të tjera." tha Dumani

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme