Kronika 21 Janar 2025, 10:46 Nga VNA

"21 janari", 14 vite ecejake në dyert e drejtësisë. Politika "pakt të heshtur" për të mos zbardhur vrasjet në Bulevard

Ndaje në Whatsapp
"21 janari", 14 vite ecejake në dyert e drejtësisë.

Krimi shtetëror i 21 janarit ende nuk ka përgjegjës. Sot mbushen 14 vite nga dita kur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para Godinës së kryeministrisë u vranë 4 qytetarë dhe të vetmit të dënuar janë ish-shefi i Gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo.

Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj i ishin bashkuar demostratës së opozitës që atëkohë drejtohej nga Edi Rama.

Demostrata ishte thirrur pasi Ilir Meta ishte filmuar nga një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë Dritan Prifti, duke biseduar për marrje rryshfeti. Me bllok në dorë – sic shfaqej në video. Zemërimi te qytetarët ishte rritur ndaj qindra vetë iu përgjigjën thirrjes së opozitës. Edi Rama i priu demostratës dhe qëndroi në mesin e qytetarëve, derisa një grup filloi përplasjet e forta dhe tentativat për të marrë kryeministrinë. Brenda godinës ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha dhe refuzonte të largohej, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Gardës.

Në kulmin e përplasjeve, protestuesit afrojnë një makinë te dera e jashtme e godinës së qeverisë dhe tentojnë të kapërcejnë rrethimin. Situata sa vinte e bëhej dramatike. Garda qëlloi. Të vrarë në Bulevard mbetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, ndërsa u plagos Aleks Nika, i cili do të ndërronte jetë disa ditë më vonë në një spital në Turqi.

Kryeministri i kohës Sali Berisha tha se protestuesit ishin vrarë nga afër me cadra pistoletë. Këtë version e mbështetën dhe mjekët e Spitalit Ushtarak.

Prokuroria nisi hetimet dhe firmosi urdhër-arreste për drejtuesit e Gardës. Por Sali Berisha nuk e lejoi zbatimin e urdhrave. Gardistët u strehuan në kryeministri. Ndaj Ina Ramës u lëshuan akuza të rënda. Gardistët do të arrestoheshin ditë më vonë, pasi sic rezultoi më vonë Ndrea Prendi kishte ndërhyrë për të dëmtuar provat duke ndërruar pjesët e pistoletës. Serveri i pamjeve të sigurisë së godinës së qeverisë ishin hequr. Pas një rrugëtimi të gjatë në gjykatën e Tiranës dhe atë të Apelit, Ndrea Prendi u dënua me 1 vit burgim e Agim Llupo me 3 vjet. Ata u cilësuan fajtor për vrasjet e Veizit e Myrtajt, ndërsa vrasjet e Hekuran Dedës e Aleks Nikës mbetën pa autor.

Gjykata e Lartë atëkohë as denjoi ta prekte dosjen 21 janari. Vendosi ta kalojë një prej cështjeve më të rëndësishme të kohës, me 4 viktima me mospranim rekursi.

“Drejtësia vonon, por nuk harron – thotë populli”, shprehje të cilën Edi Rama e thotë shpesh kur flet për këtë ngjarje e vecanërisht kur vendos lule te vendet ku kanë humbur jetën 4 qytetarët.

Por për 21 janarin drejtësia ende nuk është vënë në vend. E gjasat janë që pak të ndodhë. Në 2021 bazuar në një shkresë të Policisë së Tiranës, prokuroria e kryeqytetit e rihapi dosjen dhe dërgoi për ekspertim në një laborator jashtë vendit plumbin që iu hoq Aleks Nikës nga mjekët në Turqi. Hetimet nuk dhanë rezultat. Ndërkohë që e veja e Aleks Nikës, Rajmonda iu drejtua SPAK me kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha si dhe disa zyrtarëve të tjerë. Familja tha se disponon komunikimet në radio të gardistëve dhe hetimi mund të zbulojë kush dha urdhrin që Garda të qëllonte e të kryheshin vrasjet.

SPAK fillimisht vendosi të shpallë moskompetencën për cështjen dhe ta kalojë te Prokuroria e Tiranës. Por gjatë kësaj kohe familja e të ndjerit Aleks Nika e dërgoi në Gjykatën e Lartë.

Strasburgu e cilësoi “21 janarin” krim shtetëror. E pas kësaj gjykatësit e lartë duket se morën “zemër” dhe caktuan prokurorinë e Posacme si kompetente për të kryer hetimet për 4 vrasjet në Bulevard. Që nga 15 korriku 2024 SPAK po heton për dosjen 21 janari. “Hetimet janë dinamike. Do të flasim kur të vijë momenti”, tha dje kreu i SPAK Altin Dumani.

Cilido qoftë përfundimi i hetimeve, një gjë mund të thuhet me siguri. Politika nga të dyja krahët nuk ka patur vullnet të hedhë dritë mbi 21 janarin.

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme