Kronika 20 January 2025, 23:45 Nga VNA

Sherr me thika mes vajzave në Tiranë, Tiktokerja godet me thikë njërën nga motrat

Ndaje në Whatsapp
Sherr me thika mes vajzave në Tiranë, Tiktokerja godet me thikë

Kasandra Cani një TikTokere e njohur është vënë në pranga nën dyshimet për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur tek kompleksi Delijorgji në Tiranë.

Policia njoftoi se më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, motrat Esma dhe Xhemile Vërlaku, përkatësisht 22 dhe 24 vjeçe janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. Motrat sipas policisë nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Të dyja kanë qëndruar vetëm 4 minuta në komisariat dhe janë larguar. Sic rezultoi nga hetimet pas largimit nga Komisariati, motrat Vërlaku dyshohet se kanë shkuar në banesën e Kasandra Canit, dhe janë konfliktuar fizikisht.

Gjatë këtij konflikti, TikTokerja Cani dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen Esma Vërlaku, e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa Cani, e cila është shumë e njohur në rrjetin social Tik-tok është vënë në pranga si e dyshuar për plagosje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme