Kronika 21 Janar 2025, 11:48 Nga VNA

Afera e tenderit të tunelit Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato. Kërkohen dënime dhe për vartësit

Ndaje në Whatsapp
Afera e tenderit të tunelit Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon 1 vit

SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe vartësit e saj, të cilët akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Prokuroria kërkoi cilësimin fajtor të Qatos dhe dënimin e saj me 1 vit burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Për Simon Prendin u kërkua dënimi me 2 vite burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik

Elona Gogo, motra e Dallëndyshe Bicit rrezikon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera të mos ushtrojë funksione publike. Për Erdit Salillari u kërkua dënimi me 9 muaj burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar  funskione publike. Admir Pahumi rrezikon 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues. Për Nikollaq Mihalin u kërkua dënimi 8 muaj dhe 3 vite të tjera të mos ushtrojë funksione publike. Miranda Shkurti 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike. Për Arbër Trokën, SPAK kërkoi dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike. Për Almir Hoxhaj u kërkua dënim me 2 vite dhe për 3 vite të tjera  të mos ushtrojë funksione publike. Për Arjana Hasanin, prokuroria kërkoi  4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Sonila Qato dhe vartësit e saj akuzohen nga SPAK për favorizim të një kompanie për tenderin e tunelit të Skërficës. Sipas prokurorisë së Posacme nga hetimet ka rezultuar se: ARRSH ngriti grup pune në vitin 2019 për të verifikuar punimet e kryera nga kompania “Gjoka…” në tunelet e rrugës së Arbrit. Ky kontroll - arsyeton prokuroria - u inicua për shkak se kompania Gjoka mori pjesë në tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë dhe përmes të dhënave të rreme që u krijuan justifikohej skualifikimi i saj nga gara.  Hetimi kishte në qendër zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, që po ndërtohet nga kompania Gjoka shpk. Kompania pretendoi më pas se ishte skualifikuar pa të drejtë dhe vuri në lëvizje SPAK.

Video

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme