Kronika 21 January 2025, 14:41 Nga VNA

Megaoperacioni ndërkombëtar “ICARO.AL”/ Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë

Ndaje në Whatsapp

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një megaoperacion ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL”, i inicuar nga autoritetet italiane, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore.

Operacioni ka rezultuar në arrestimin e 12 personave dhe hetimin e 8 të tjerëve, ndërsa vijojnë përpjekjet për të ndaluar pjesëtarë të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Shtetit ka lokalizuar dhe arrestuar në Shqipëri pesë persona, të cilët pritet të ekstradohen. Të arrestuarit janë:

Igli Dervishi, 30 vjeç, banues në Elbasan

Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan

Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan

Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër

Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu, falë informacionit të siguruar nga Policia shqiptare, është arrestuar në Spanjë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, me precedent penal.

Gjatë operacionit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe për vepra të tjera penale. Policia po punon në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas Gjykatës së Breshias në Itali, grupi kriminal ishte i organizuar për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut duke përdorur automjete të modifikuara për fshehjen e drogës. Kokaina transportohej dhe shpërndahej më pas në qytete të Italisë dhe vende të tjera të Europës Qendrore.

Operacioni përfshiu Strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Njësinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe SPAK-un. Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me homologët për finalizimin e ekstradimeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme