Kronika 21 Janar 2025, 18:13 Nga VNA

Qeveria britanike fushatë dekurajuese për të rinjtë shqiptarë: Mos merrni varkat për të kaluar La Manshin, do përfundoni skllevër

Ndaje në Whatsapp
Qeveria britanike fushatë dekurajuese për të rinjtë

Qeveria britanike ka nisur një fushatë paralajmëruese për të dekurajuar shqiptarët që të emigrojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar. Fushata përfshin reklama digjitale që do të transmetohen gjatë muajit të ardhshëm në Shqipëri, me qëllim ndërgjegjësimin mbi rreziqet dhe shfrytëzimin që sjell trafiku i paligjshëm i njerëzve.

Një nga reklamat tregon historinë e një të riu shqiptar, i cili, pasi u mashtrua me premtime për një punë të paguar mirë, përfundoi duke u shfrytëzuar si “skllav”. Një tjetër rrëfen historinë e një emigranti i cili tregon: “Më thanë se do më duhej të punoja për të shlyer borxhin e udhëtimit, por nuk më thanë sa gjatë ose sa shumë do të paguaja”.

Reklamat mbyllen me mesazhin: “Përpjekja për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar mund t’ju kushtojë gjithçka”, duke nxitur qytetarët të marrin informacion të saktë për migracionin e paligjshëm dhe pasojat e tij.

Sipas qeverisë britanike, fushata synon të luftojë “mitet dhe dezinformatat” që trafikantët përdorin për të joshur emigrantët. Në vitin 2022, një rekord prej 12 000 shqiptarësh kaluan Kanalin e La Manshit me varka të vogla, por numri i tyre ka rënë ndjeshëm pas marrëveshjes së kthimit të shpejtë midis dy vendeve.

Bandat kriminale shqiptare përdorin rrjetet sociale, si TikTok, për të rekrutuar punëtorë në fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, këto grupe po ofrojnë përqindje të fitimeve nga shitjet e drogës në rrugë, në vend të pagave fikse.

“Kjo fushatë synon të prishë modelin e biznesit të këtyre grupeve kriminale dhe të mbrojë njerëzit nga mashtrimet dhe shfrytëzimi”, tha Martin Heëitt, kreu i Komandës së Sigurisë Kufitare në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme