Kronika 21 January 2025, 22:52 Nga VNA

Hetimet për 21 Janarin, Lala: Politika është bërë bashkë që kjo histori të mos zbardhet, ka një pakt të heshtur!

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për 21 Janarin, Lala: Politika është bërë

Sot u bënë 14 vjet nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit, ku 4 protestues të opozitës së asaj kohe mbetën të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Lidhur me këtë çështje foli sot në emisionin “Open” gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja tha se ka një pakt të heshtur mes partive politike në Shqipëri, që kjo ngjarje të mos zbardhet, teksa theksoi se tragjedia e 21 janarit po përdoret politikisht nga opozita dhe mazhoranca.

Klodiana Lala: Ajo që shoh unë se çfarë ndodh çdo vit në bulevard është hipokrizi e pastër e mazhorancës. Politika është bërë bashkë për mos e zbardhur 21 janarin. Demonstrata e 21 janarit e 2011 u thirr nga opozita e aso kohe me Edi Ramën…sot Rama duhet të hetohet, SPAK duhet të nisë që nga Rama si organizator i protestës…dhe më pas të shkohet deri te urdhëruesit e ngjarjes….Duke patur parasysh se janë të gjithë krerët e politikës ka pakt të heshtur që kjo histori të mos zbardhet.

Sot duhet të ketë hetim për prokurorët e çështjes deri te kryeprokurorja, zonja Ina Rama duhet të japë shpjegime.Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj historie. Vetëm nëse do ketë një bashkëpunim ndërkombëtar, ose nëse do ketë të penduar, ndryshe historia e 21 Janarit do të jetë një histori që do përdoret nga politika për arsyet e tyre.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme