Kronika 22 January 2025, 15:13 Nga VNA

Asllan Dogjani në SPAK, akuzohet për fshehje të pasurisë

Ndaje në Whatsapp
Asllan Dogjani në SPAK, akuzohet për fshehje të pasurisë

Asllan Dogjani përballet me Gjykatën e Posaçme për akuzën e fshehjes së pasurisë. Asllan Dogjani, i cili ka statusin e të pandehurit, u paraqit në SPAK ku akuza dhe mbrojtja u ballafaquan për hetimet e dorëzuara Gjykatës Antikorrupsion, ku konstatohet se deputeti demokrat kreu deklarim të rremë pasurie. SPAK e akuzon se pas blerjes së një apartamenti, ku deputeti banon, ai fshehu mënyrën e pagesës. Më herët deputeti ka kërkuar pushimin e gjykimit. Sot mbahet seanca paraprake e radhës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme