Kronika 22 January 2025, 10:38 Nga VNA

Tentoi të vriste me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të vriste me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari

Më 30 korrik, në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, një konflikt i çastit për motive të dobëta përfundoi me të shtëna armësh.

I dyshuari, Klenis Kazazaj, 30 vjeç, tentoi të vriste shtetasin O.B., 34 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Policia ndërhyri dhe arrestoi Kazazajn, ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 04.08.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.07.2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. B., 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme