Kronika 23 January 2025, 10:40 Nga VNA

Arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër për trafik droge

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një operacioni të suksesshëm në Luz të Fushë Krujës, ku u kapën duke transportuar lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tyre, S. D., 28 vjeç, është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy automjetet e ndaluara, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 6 thasë me kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Sasia e lëndës narkotike u zbulua në bagazhin e makinës së drejtuar nga Kujtim Ukaj.

Policia njofton se automjeti tjetër, i drejtuar nga Abdurrahman Rizvani, kishte për detyrë të kontrollonte rrugën dhe të informonte Ukajn nëse kishte prezencë të policisë.

Të arrestuarve iu sekuestruan gjithashtu dy automjete, dy celularë dhe një shumë parash në cilësinë e provave materiale. Të dy personat janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e personit të tretë në kërkim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme