Kronika 23 January 2025, 23:13 Nga VNA

"Zinxhir institucionesh të korruptuara!"/ Klodiana Lala për skandalin "Kurum": Po "varroset" çështja

Ndaje në Whatsapp
"Zinxhir institucionesh të korruptuara!"/ Klodiana Lala për

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për skandalin e mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme të Kurum, skandal i cili duket se po mbulohet, ndërkohë që mbetjet mbahen në Porto Romano dhe ende nuk janë dërguar për analiza.

Lala tha se ka një përpjekje për të "varrosur" çështjen.

"Kontejnerët që dyshohet se përmbajnë lëndë toksike janë vendosur në Porto Romano. Investigimi i BIRN tregonte se Kurum ka eksportuar një sasi shumë të madhe mbetjesh. Nëse mbani mend, kemi ngritur këtë shqetësim se çfarë ka ndodhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum. Nuk kishte transparencë.

Çfarë na rezulton? Kjo kompani ka eksportuar jashtë vendit nën hundën e autoriteteve shqiptare. Është një zinxhir institucionesh të korruptuara. Ne nuk kemi asnjë evidencë apo transparencë se çfarë po ndodh me shëndetin e shqiptarëve dhe ku kanë përfunduar mbetjet. Mund të jenë edhe dhjetëra apo qindra ton që nuk dihet se ku mbahen.

Ajo që duhet të shqetësojë shtetin, është fakti që 102 kontejnerët janë vendousr në Porto Romano dhe nuk janë marrë mostrat për analizat. Shteti duhet të vepronte me urgjencë, ka dëmtim serioz të shëndetit po mbahen në kushte të papërshtatshme. Nuk e dimë efektet negative që mund të sjellë në popullatë.

Të gjitha institucionet ia kanë futur gjumit dhe duan ta varrosin çështjen. Mostrat duhet të merreshin me urgjencë dhe të ishte përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur. Pse nuk ka inspektim ndaj Kurum?

Sa ton ka prodhuar mbetjet të rrezikshme? Të gjithë çfarë po bëjnë? Kanë mbyllur gojën, nën influenca, ndërsa shteti do ta mbyllë. Ia kanë lënë në derë prokurorisë", tha Lala.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme