Kronika 23 January 2025, 20:02 Nga VNA

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata në Londër vendos për ekstradimin e britanikut që mbante nën vëzhgim viktimën

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata në Londër vendos për

Një gjykatë në Londër ka dhënë dritën për të ekstraduar në Shqipëri një tjetër britanik të përfshirë në grupin e survejimit që ndihmoi në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gjykata e vlerësoi të drejtë kërkesën e autoriteteve shqiptare për të sjellë Steven Hunt në Shqipëri.

Avokatët e Hunt ngritën pretendimin se ai është diagnostikuar me një sëmundje onkologjike pas arrestimit të tij në Londër, disa muaj pas vrasjes së Nikulajt, në përpjekje për të bllokuar ekstradimin.

Megjithatë, gjykatësi Daniel Sternberg, i cili udhëhoqi çështjen në City of Westminster Magistrate Court, argumentoi se Shqipëria ofron kushtet e duhura për trajtimin e të sëmurëve në paraburgim dhe burgje.

Në vendimin e tij, gjykatësi shprehu se autoritetet shqiptare kanë kapacitetin për të siguruar kushte të përshtatshme për të dënuarit që vuajnë nga sëmundje të tilla. Ndërkohë, vendimi përfundimtar për ekstradimin e Steven Hunt, si dhe të të pandehurve të tjerë, pritet të merret nga Gjykata e Lartë në Londër në muajt e ardhshëm.

Të pandehurit Edmond Haxhi, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt akuzohen nga Prokuroria e Lezhës për vrasje në bashkëpunim. Ata janë pjesë e një grupi të strukturuar që, sipas hetimeve, udhëhoqën dhe mbështetën vrasjen e Ardian Nikulajt.

Një tjetër i akuzuar, Ruben Saraiva, i cili dyshohet si ekzekutuesi i Nikulajt, u ekstradua nga Maroku në Dhjetor 2023. Procesi gjyqësor ndaj tij ka nisur në Gjykatën e Lezhës.

Hetimet e Prokurorisë së Lezhës, të mbështetura nga policia britanike, kanë zbuluar se vrasja e Nikulajt është realizuar me një investim të konsiderueshëm financiar, deri në 1 milion euro, nga ata që kishin konflikte me familjen Nikulaj./Top Channal/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme