Kronika 23 January 2025, 17:17 Nga VNA

Dosja e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve/ Njoftim zyrtar mbi çështjen penale dhe akuzat

Ndaje në Whatsapp
Dosja e Beqajt dhe bashkëpunëtorëve/ Njoftim zyrtar mbi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13 të vitit 2020, në ngarkim të disa të pandehurve të akuzuar për vepra të rënda penale, duke përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe argumenteve të palëve, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi pranoi kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes ndaj të pandehurve: Ilir Beqaj, akuzohet për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, sipas nenit 135 të Kodit Penal, dhe për “Grup të strukturuar kriminal” (neni 333/a). Klodian Rjepaj akuzohet për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikim dokumentesh” (nenet 135, 333/a, dhe 186/3). Ilir Rrapaj akuzohet për “Vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal (nenet 134 dhe 333/a). Marsela Serjani akuzohet për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim (nenet 186/3 dhe 248). Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri, dhe Naile Ajazi (Abazi): Akuzuar për veprat penale të “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim (nenet 186/3 dhe 248). Të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa materialet e dosjes përfshijnë të gjitha provat dhe aktet e kryera gjatë hetimit paraprak. Sipas njoftimit zyrtar vendimi për dërgimin e çështjes në gjykim është përfundimtar dhe nuk lejohet apelim. Gjykimi i kësaj çështjeje pritet të ndjekë një proces të rreptë ligjor, duke mbajtur në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme