Kronika 24 January 2025, 11:52 Nga VNA

Malltezi kërkoi lirinë/ GJKKO miraton masën arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Malltezi kërkoi lirinë/ GJKKO miraton masën arrest shtëpie
Gjykata e Posacme miratoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për Jamarber Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Malltezi kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë. Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot 24.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 25 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi,mbi ankimin e ankuesit J.M., në lidhje me: Ankim ndaj vendimit nr. 714, datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Revokimin e masës së sigurimit personal "Arrest në shtëpi", caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Shuarjen e masës së sigurimit të "Arrestit në shtëpi", për J.M., caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 714, datë 12.12.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.  

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme