Kronika 24 January 2025, 11:17 Nga VNA

Kryebashkiaku i Rrogozhinës mbërrin në GJKKO, pret vendimin. Akuzohet për korrupsion në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Kryebashkiaku i Rrogozhinës mbërrin në GJKKO, pret vendimin.

Gjykata e Posaçme vendosi ta shpallë fajtor Edison Memollën për akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe e dënoi me 1 vit burg, si dhe me 5 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës deklaroi se do të presë zbardhjen e vendimit dhe do të bëjë ankimim. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen, Memolla u shpreh: “Do të vijoj të ushtroj detyrën. Një qëndrim më të detajuar do ta kem në vijim, pasi të zbardhet vendimi.”

GJKKO shpalli fajtorë edhe të pandehurit e tjerë. Ndriçim Tafgjata u dënua me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor, ndërsa Blerim Xhamani u dënua me 1 vit për korrupsion në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Isuf Tosku u dënua me 8 muaj burg për falsifikim, por dënimi iu pezullua dhe iu konvertua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës akuzohet se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022 kishte urdhëruar punonjësit e OSHEE-së që të mos ndërprisnin energjinë elektrike për disa qytetarë debitorë në këmbim të dhënies së votës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme