Kronika 24 January 2025, 17:01 Nga VNA

Ekzekutimi i Lulzim Vishës. Si u qëllua me 12 plumba postieri në Zall Mner/ Pistat e policisë nga gjakmarrja te konfliktet e fundit

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Lulzim Vishës. Si u qëllua me 12 plumba postieri në

Lulzim Visha, 48 vjeç, sapo kishte dalë nga shtëpia e tij në Zall Mner mëngjesin e sotëm. Ora shënonte 07:20 kur ai u nis me makinën e tij për në punë si postier në një postë private. Pamjet filmike tregojnë se pranë automjetit të tij iu afrua një automjet "Porsche" gri. Nga kjo makinë, Visha u qëllua me armë zjarri. Ai mbeti i vrarë me 12 plumba dhe krimi u zbulua rreth 20 minuta më vonë nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë. Dëshmitë e para të banorëve sugjerojnë se autorët mund të kenë përdorur një armë me silenciator, pasi askush nuk raportoi se kishte dëgjuar të shtëna. Hetimet e policisë dhe zbulimi i mjetit të përdorur Në mesditë, policia gjeti në fshatin Zgafnor të Zall-Herrit një automjet "Porsche" tërësisht të djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda mjetit u gjet një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si ajo e përdorur në krim. Verifikimet treguan se targat e automjetit ishin të vjedhura në prill 2023, në Kamëz. Motivet e krimit dhe pistat e hetimit Policia po heton mbi dy pista kryesore: Gjakmarrja. Viktima Lulzim Visha ishte vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë Refik Domin pranë Universitetit Bujqësor, për motive të dobëta. Besnik Visha ishte dënuar në vitin 2001 me 12 vite burgim për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe kishte përfunduar dënimin në vitin 2009. Kohët e fundit, për shkak të shqetësimeve shëndetësore, ai dilte rrallë nga shtëpia. Konfliktet e fundit. Kohët e fundit, vëllezërit Visha kishin pasur konflikte me disa persona të zonës në Zall Mner. Policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë familjarë të Refik Domit, për të marrë dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen. Hetimet po vijojnë për të zbardhur autorët dhe motivet e këtij krimi të rëndë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme