Kronika 26 January 2025, 13:10 Nga VNA

Arrestohet 37 vjeçari për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge, në pranga dhe babai i tij

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 37 vjeçari për armëmbajtje pa leje dhe

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Midnight”, që synonte goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit R.Z., 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe babai i tij, B.Z., 65 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në rrugën “Niko Avramo”, policia ndaloi automjetin e drejtuar nga R.Z., ku u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Në vijim të kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe rreth 36 gramë kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjatë ndërhyrjes, babai i 37-vjeçarit tentoi të fshehë provat duke hedhur lëndën narkotike në lavaman dhe armën nga ballkoni, por u kap në flagrancë nga policia.

Materialet për këtë çështje i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme