Kronika 25 January 2025, 16:29 Nga VNA

Vrasja në Dobraç/ Gjykata e Shkodrës cakton “Arrest me burg” për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Dobraç/ Gjykata e Shkodrës cakton “Arrest me

Gjykata e Shkodrës ca caktuar këtë të shtunë masën “Arrest me burg” për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin të cilët u vetëdorëzuan tre ditë më parë në polici pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024.

Ndaj Troshanit dhe Sakicës ishte dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim për disa ngjarje të tjera kriminale, dhe sot ishte seanca për rivlerësim, por Gjykata e ka lënë të pandryshuar masën arrest me burg.

Mësohet se avokati i tyre, Sokol Tahiraj deklaroi se Sakica dhe Troshani deri më tani janë të dyshuar vetëm për ngjarjen e ndodhur në lagjen Rus më 3 qershor të vitit të kaluar për konfliktin me shtetasin Vladimir Bruçi, por Sakica dhe Troshani dyshohet se janë gjithashtu dy prej autoreve të dyshuar në vrasjen e katërfishtë në Dobraç. Por avokati deklaron se deri me tani nuk ka asnjë lloj akuze të ngritur ndaj tyre përveç rastit në lagjen Rus.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme