Kronika 25 January 2025, 16:08 Nga VNA

Siguroi automjetin që u përdor në vrasjen e Kristi Bardhit, arrestohet Erald Cenaj

Ndaje në Whatsapp
Siguroi automjetin që u përdor në vrasjen e Kristi Bardhit,

Erald Cenaj, është personi i parë i arrestuar për implikim në atentatin e ndodhur më 13 janar në Vlorë, ku u ekzekutua Kristin Marku alias Kristi Bardhi.

Nga hetimet ka rezultuar se Cena nga Kukësi është personi që ka siguruar për grupin kriminal, automjetin që u përdor në vrasjen e Bardhit në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ndaj Cenës për momentin është ngritur akuza e krijimit të kushteve për të kryer vrasje.

Nëse do të rrëfehet për hetuesit, mund të hidhet dritë mbi vrasjen e Kristian Markut. Ky i fundit është nipi i Martin Bardhit, ekzekutuar më herët në Rreshën. Familja Bardhi është në përplasje të forta me familjen Reci po nga Rrësheni.

Njoftimi i Policisë:

Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve.

Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme