Kronika 26 January 2025, 13:14 Nga VNA

Operacioni “Ari i zi”: Arrestohet organizatori i kontrabandës së 670 mijë litrave naftë, bashkëpunëtori ende në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Operacioni “Ari i zi”: Arrestohet organizatori i kontrabandës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 59-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Ari i zi”, për kontrabandën e 670 mijë litrave naftë nga Tunizia në Durrës.

Eduart Skora, i dyshuar si një nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme, u arrestua në portin e Durrësit. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij kryesor mbetet ende në kërkim.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë tre pjesëtarë të ekuipazhit të anijes dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë pesë të tjerë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme