Një plagosje ka ndodhur sot në Tiranë, ku autor i dyshuar eshte nje 24-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një banese, ku i riu, Aleksi P., ka parë nënën e tij me partnerin. I zemëruar, ai ka nxjerrë një thikë dhe e ka plagosur burrin ne bark.
Sipas hetimeve paraprake, autori ka qene nën efektin e alkoolit kur ka kryer veprimin. I plagosuri është transportuar menjeherë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetesore nuk eshte bërë ende e ditur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kerkimet per të arrestuar të riun, i cili eshtë larguar menjeherë pas incidentit.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vijojne.
Njoftimi
Tiranë
Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.






















