Kronika 27 Janar 2025, 23:02 Nga VNA

Italia rifillon transferimin e imigrantëve në kampin në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Italia rifillon transferimin e imigrantëve në kampin në

Italia njoftoi se po përgatit transferimin e 49 imigrantëve të kapur në Detin Mesdhe në qendrat e reja në Shqipëri, përpjekja e tretë për një transferim të tillë që po përballet me pengesa ligjore.

Anija ‘Cassiopea’ e ngarkuar me imigrantë pritet të arrijë në portin e Shëngjinit të martën në mëngjes, sipas zyrtarëve të portit.

Ministria e Brendshme njoftoi të dielën se edhe 53 imigrantë të tjerë “vullnetarisht paraqitën pasaportat e tyre” pasi iu bë e ditur se një veprim i tillë do të shmangnte transferimin e tyre në Shqipëri. Në rastet kur shtetësia konfirmohet, procedurat përgjithësisht marrin më pak kohë meqë personat të cilët Italia i përcakton se nuk përmbushin kriteret për të aplikuar për azil në Bashkimin Evropian riatdhesohen përmes një procedure të përshpejtuar.

Gjykatësit italianë e hodhën poshtë vendimin për mbajtjen e dy grupeve të para të vogla në kampin në Shqipëri, i cili u ndërtua përmes një marrëveshjeje të diskutueshme ndërmjet Romës dhe Tiranës.

Këto raste iu referuan Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila kishte përcaktuar në të kaluarën se azilkërkuesit nuk mund të kalojnë nëpër procedurë të përshpejtuar që mund të çojë drejt riatdhesimit të tyre nëse vendi i tyre i origjinës nuk konsiderohet si plotësisht i sigurt.

Seanca dëgjimore mbi këtë rast në gjykatën evropiane është caktuar më 25 shkurt.

Qeveria e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është zotuar t’i riaktivizojë dy qendrat në Shqipëri, të cilat kanë mbetur të pashfrytëzuara që pas vendimeve të gjykatave italiane.

Qëndrimi i kryeministres është mbështetur pjesërisht nga një vendim i gjykatës më të lartë të Italisë, në fund të muajit dhjetor, sipas të cilit gjykatësit italianë nuk mund të luajnë rolin e qeverisë dhe të merrnin vendime për politikat që i takon qeverisë t’i përcaktojë, se kush është për shembull shtet i sigurt, në të cilin imigrantët, që u është refuzuar azili, mund të riatdhesohen.

Vendimi, gjithsesi u lejon gjykatave më të ulëta, të marrin vendime për raste individuale, por jo të përcaktojnë politika të përgjithshme.

Italia ndau 675 milionë dollarë për funksionimin e këtyre qendrave gjatë pesë viteve të ardhshme. Ato u hapën në tetor, për emigrantët e kapur nga roja detare italiane në ujërat ndërkombëtare, me një kapacitet prej deri 3,000 imigrantësh në muaj.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare, që janë aktive në Mesdhe, e kritikuan marrëveshjen si një precedent të rrezikshëm që është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Kryeministrja Meloni vazhdimisht ka thënë se planet për të dërguar imigrantët në Shqipëri, për t’iu nënshtruar procedurave jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, mori përkrahje të fuqishme nga udhëheqësit e tjerë evropianë./ Associated Press/

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme