Kronika 27 January 2025, 18:23 Nga VNA

I akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive, GJKKO lë në burg Arben Meskutin

Ndaje në Whatsapp
I akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive, GJKKO lë në

GJKKO ka lënë në burg Arben Meskutin, i akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë. Meskuti kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë arrest me burg, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndërsa kishte kërkuar shuarje të masës së sigurisë arrest me burg, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Arben Meskuti me datë 20.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së efektit (shuarjes) së masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 1313, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe masës së sigurimit pasuror caktuar me vendimin nr. 4448, datë 18.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak se këto masa sigurimi nuk janë vendosur brënda 10 ditëve nga Gjykata kompetente; 2. Heqjen e menjëhershme të tyre, bazuar në nenet 88 dhe 262 të Kodit të Proçedurës Penale”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në Vendimin Unifikues e Njësues Nr. 55, datë 13.10.2021, me vendimin Nr. 69, datë 27.01.2025, vendosi:

    1. Rrëzimin e kërkesës.

  2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 27.01.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme