Kronika 27 January 2025, 14:36 Nga VNA

Ekzekutimi i Kristian Markut, makina e përdorur në krim u ble nga Erald Cenaj nga dy kosovarë. Ndihma që dhanë ekspertët gjermanë

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Kristian Markut, makina e përdorur në krim u ble nga

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me atentatin ndaj Kristian Markut alias Kristi Bardhi në Vlorë. Policia e Vlorës arrestoi 3 ditë më parë, Erald Cenaj nga Kukësi, pasi akuzohet për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”. Cenaj është personi që ka siguruar makinën që u përdor gjatë ekzekutimit të Kristian Markut.

Makina që u përdor në krim, rezulton se kishte të prerë numrin e shasisë. Me ndihmën e ekspertëve gjermane, është bërë i mundur që të identifikohet dhe më pas është shkuar tek identifikimi i autorëve. Dy shtetas kosovarë kanë treguar prova se automjetin afro një vit më parë ja kishin shitur Erald Cenajt.

Pasi arrestimit ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se do të rrëfente se kujt ja kishte dhënë makinë, por më pas ka “kycur” gojën.

Hetuesit besojnë se ai ka dijeni të plotë për personat që kanë organizuar vrasjen e Kristian Markut nga Rrësheni.

Ky i fundit u ekzekutua teksa udhëtonte në aksin Fier-Vlorë. Ai dyshohet të jetë vrarë për motive gjakmarrje. Më herët i është ekzekutuar xhaxhai i tij, Martin Bardhi. Familja Bardhi është në konflikt me familjen Reci po nga Rrësheni.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme