Kronika 27 January 2025, 17:56 Nga VNA

Vrasja e Irakli Davellës, policia greke arreston dy të dyshuar të atentatit mafioz (Emrat)

Ndaje në Whatsapp

Policia greke arrestoi Mirjan Guvelin dhe Jenis Tulja të dyshuar si autorë të atentatit mafioz ndaj Irakli Davellës dhe Etmond Hysës.

Kujtojmë se dy shqiptarët ranë në një pritë të mirorganizuar në Athinë në dhjetor të 2024-ës, ku pas breshërisë së plumbave të lëshuar mbi ta kanë humbur jetën.

Disa orë pas ngjarjes, mediat greke hodhën dyshime se në tavolinë me dy shqiptarët ka qenë edhe një person i tretë, por deri vonë nuk ishte identifikuar nga policia. Janë marrë dëshmi, prova dhe pamje filmike të momentit fatal kur është qëlluar mbi shqiptarët, ndërkohë që grupi hetimor për të shkuar tek autorët dhe shkaqet është rikthyer edhe njëherë në të shkuarën e viktimës, një biznesmen dhe i konsideruar si bashkortak në disa aktivitete kriminale me emra proverbial të krimit vendës. Për shqiptarin tjetër, autoritetet hetimore greke kanë kërkuar ndihmë nga Shqipëria e deri në Dubai, vendi ku strehohen me dhjetëra anëtarë të krimit të organizuar shqiptar.

Jenis Tulja

Mirjan Guvelin

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme