Kronika 28 January 2025, 13:30 Nga VNA

Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi, policia deklaratë: Sekuestruam armë dhe shumë të madhe eurosh

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi, policia deklaratë:
 
Policia greke ka dalë zyrtarisht me një deklaratë për shtyp pas arrestimit të dy shqiptarëve të dyshuar si vrasës me pagesë dhe autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo, alias Etmond Hysa, më 15 dhjetor 2024 në Thermomakedones të Athinës. Zyrtarisht, policia greke ka pranuar se në ngjarjen e rëndë mbeti i plagosur edhe një shtetas i tretë shqiptar.

Sipas policisë, operacioni i djeshëm u zhvillua në zonat “Peristeri” dhe “Nea Smyrni” të Athinës, duke çuar në arrestimin e shtetasve Jenis Tulja, 44 vjeç, nga Tirana dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç, nga Saranda. Ata akuzohen për veprat penale: “organizatë kriminale”, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike”.

Detajet e ngjarjes Sipas policisë, mesditën e së dielës, më 15 dhjetor 2024, të dyshuarit iu afruan tre personave që po ecnin në këmbë dhe qëlluan drejt tyre, duke shkaktuar vdekjen e 47-vjeçarit Irakli Davella nga fshati Mesopotam i Finiqit dhe plagosjen e dy të tjerëve, njëri prej të cilëve është identifikuar si 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa nga Puka. Më pas, autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet.

Pas mbledhjes dhe vlerësimit të materialeve hetimore, automjeti i përdorur gjatë krimit u gjet i parkuar në zonën “Nea Smyrni”. Sipas hetimeve, të dyshuarit përdorën gjithsej katër automjete për realizimin e krimit, duke lëvizur në mënyrë zinxhir nga njëri mjet në tjetrin, për të shmangur identifikimin.

Për të mos u zbuluar, autorët ndryshuan targat e automjetit që përdorën për t’iu afruar viktimave, e parkuan në vende të ndryshme dhe i monitoruan rregullisht viktimat duke mbajtur një profil të ulët dhe duke mos treguar identitetin e tyre të vërtetë gjatë marrëveshjes për qiradhënie.

Sekuestrimet gjatë arrestimit Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan:

Dy armë zjarri “Kallashnikov”, një armë zjarri “Scorpion”, dy jelekë antiplumb, 118 fishekë, 6 karikatorë, 3 silenciatorë dhe një pajisje Taser.

Pranga, tre thika, një pajisje portative GPS, 6 gramë marihuanë, celularë, karta SIM, një dron dhe dylbi.

Pesë automjete, një çelës automjeti dhe 79,500 euro.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin kriminal dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme