Kronika 28 Janar 2025, 18:37 Nga VNA

Akuzohet për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren Miranda Idrizi

Ndaje në Whatsapp
Akuzohet për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Miranda Idrizin, e cila akuzohej nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, Idrizit, ish-punonjëse e burgut të Lushnjës, i është hequr e drejta , për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 47, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurës Miranda Idrizi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 të Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 9, datë 28.01.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurës Miranda Idrizi, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi 2, të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Miranda Idrizi i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 2 (dy)vjet burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë.

Heqjen e së drejtës për të pandehurën Miranda Idrizi, për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2 të Kodit Penal.

Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës DVD-R me mbishkrimin “47/2022 1 BD-2 from 02.03.2022-to 16.04.2022” me përmbajtjen e bisedave telefonike të përgjuara; një CD e futur në një zarf me mbishkrimin “Mesazh zanor 29.03.2022 R.Z” me përmbajtjen e mesazhit zanor të dorëzuar nga shtetasi R.Z; një CD e futur në një zarf të bardhë me mbishkrimin “Përgjim ambiental dt 03.03.2022” me përmbajtjen e bisedave të zhvilluara në përgjimet ambientale të datës 03.03.2022; një CD e futur në një zarf të bardhë me mbishkrimin “Përgjim ambiental dt 07.03.2022 Elbasan”, me përmbajtjen e bisedave të zhvilluara në përgjimet ambientale të datës 03.03.2022; një CD e futur në një zarf të bardhë me mbishkrimin “Foto MFF proc penal 47 viti 2022” me përmbajtjen e pamjeve filmike, të vëzhgimit fotografimit të zhvilluar në datën 03.03.2022; një CD e futur në një zarf të bardhë me mbishkrimin “Foto video dt 07.03.2022” me përmbajtjen e pamjeve filmike të vëzhgimit fotografimit të zhvilluar në datën 07.03.2022; CD e futur në zarf me mbishkrimin përgjim ambjental datë 29.03.2022 të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.

Shpenzimet proceduriale ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën prej **** euro dhe **** lekë sipas procesverbalit mbi shpenzimet proceduriale të procedimit penal nr. 47/2022, datë 25.11.2024, si dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas procesverbalit bashkëngjitur këtij vendimi i ngarkohen të pandehurës Miranda Idrizi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

Video

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Këto janë pamjet nga vendngjarja në Lezhë, pas shpërthimit me lëndë plasëse në automjetin e një efektivi policie. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:55 dyshohet se një sasi lënde plasëse është vendosur në një automjet të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit me inicialet G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme