Kronika 29 January 2025, 12:11 Nga VNA

13 persona në pranga për mashtrim me bursa fiktive

Ndaje në Whatsapp
13 persona në pranga për mashtrim me bursa fiktive

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fictitious”.

Si rezultat, janë arrestuar 13 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, të dyshuar për mashtrim ndaj shtetasve të huaj përmes një skeme investimesh në bursa fiktive.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i subjektit “call center”, ku zhvillohej kjo veprimtari e paligjshme.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar njësi kompjuterike, celularë, dy laptopë dhe një pajisje DVR, që shërbenin për këtë aktivitet mashtrues.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe ndaluar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme