Kronika 28 Janar 2025, 20:23 Nga VNA

 ‘Të tronditur dhe të lodhur’: 49 emigrantë zbarkojnë në qendrën e Shëngjinit

Ndaje në Whatsapp

Pas dy përpjekjeve të para të dështuara, autoritetet italiane sollën në Shëngjin 49 emigrantë të tjerë të kapur në det nën kundërshtimin e organizatave për të drejtat e njeriut, të cilët dyshojnë se mes tyre ka minorenë dhe se sistemi i mbrojtjes është i papërshtatshëm.

Pas ditësh të gjata udhëtimi në det dhe mbi tre orë pritje në portin e Shëngjinit, një grup prej 49 emigrantësh nga BangladeshiEgjiptiGambia dhe Bregu i Fildishtë u zbarkuan në qendrën italiane të pritjes të martën.

Të ndarë në grupe prej 10-12 vetësh dhe të shoqëruar me forca të shumta policie, emigrantët u transferuan brenda qendrës së pritjes, ndërsa mbanin qese plastike me rroba dhe sende të tjera personale në duar.

Emigrantët, supozohet meshkuj të rritur dhe të shëndetshëm nga vende origjine që qeveria italiane e Giorgia Melonit i konsideron të sigurta, do të regjistrohen dhe pas një procesi verfikimi do të shoqërohen në Gjadër, ku duhet të presin që gjykata të shqyrtojë procesin e tyre të azilit.

Por organizatat italiane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se verifikimet e kryera në det nga personeli ushtarak janë të pamjaftueshme dhe ngrenë dyshime se mes emigrantëve të përcjellë në Shqipëri, ka të mitur dhe me gjasë edhe persona me probleme të shëndetit.

“Ajo që shohim na konfirmoi se kemi të bëjmë me një sistem tërësisht të papërshtatshëm për të mbrojtur të drejtat e njeriut,” tha jashtë portit të Shëngjinit, Cipriana Counto nga organizata  ARCI, pjesë e një koalicioni për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. “Me gjasë ka të mitur, por për të qenë të qartë mbi situatën do duhet të presim edhe disa orë,” shtoi ajo.

Counto tha se sistemi i ngritur ishte problematik, pasi nuk i linte kohë personelit për të vlerësuar dobësitë psikologjike.  Counto shoqëronte deputeten italiane, Rachele Scarpa gjatë vizitës dhe theksoi se traumat psikologjike duan ditë për t’u kuptuar.

Scarpa nga ana e saj vuri në dukje për gazetarët se verifikimi në anije para se grupi të veçohej për t’u dërguar drejt Shqipërisë ishte bërë nga personel mjekësor ushtarak dhe kjo sipas saj nuk ishte e përshtatshme. “Ky është një problem i madh për mendimin tim,” theksoi Scarpa.

Përfaqësues të tjerë të ARCI që vizituan qendrën thanë se emigrantët dukeshin “të tronditur dhe të lodhur”.

Kjo është hera e parë që dy qendrat, produkt i marrëveshjes kontraverse mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe asaj të Italisë, Giorgia Meloni, duket se do të vihen në funksionim.

Me herët, dy grupe më të vogla emigrantësh të sjellë në Shëngjin në tetor dhe nëntor 2024, u kthyen menjëherë pas në Itali pas vendimeve të gjykatave që rrëzuan pretendimin e qeverisë italiane se vinin nga vende të sigurta.

Qeveria italiane ndërmori më pas ndryshime ligjore për të mundësuar funksionimin e qendrave në Shqipëri, ndërsa Meloni kritikoi ashpër gjyqësorin duke e cilësuar vendimin e gjykatës paragjykues.

Megjithatë, ligjshmëria e transferimit të emigrantëve të nisur për në Bashkimin Europian në vende të treta është ende në shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjykatë e Bashkimit Europian. Edhe fati i emigrantëve të trasferuar të martën në Shëngjin do të vendoset pas shqyrtimit të çështjes së tyre në Gjykatën e Apelit në Romë.

Qendra pritëse në portin e Shëngjinit së bashku me kampin në Gjadër iu dhanë Italisë nga qeveria shqiptare pas një protokolli të nënshkruar në vjeshtë të vitit 2023. Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në Itali dhe një mori organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./BIRN/

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme