Kronika 28 January 2025, 22:25 Nga VNA

SPAK bën gati një grup të posaçëm për të hetuar krimet zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
SPAK bën gati një grup të posaçëm për të

Ligji Zgjedhor parashikon që shqiptarët të kenë një rol aktiv në denoncimin e shkeljeve të procesit zgjedhor. Sipas Nenit 123, çdo person që vjen në dijeni të shkeljeve administrative ose penale në fushën e zgjedhjeve ka të drejtë të informojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dënimi i së paku dy kryebashkiakëve nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK-ut, lidhur me ndikimin në përfitime zgjedhore, ka nxitur veprime të reja nga Prokuroria e Posaçme. Brenda kësaj jave pritet që SPAK-u do të publikojë strategjinë e tij për të parandalua dhe hetuar çdo përpjekje për deformimin e votës më 11 maj.

Ndërkohë, pothuajse të gjitha partitë politike kanë nisur fushatën, me diasporën që do të votojë këtë vit, duke rritur angazhimin. Kjo do të jetë një provë për SPAK-un sa i përket krimeve zgjedhore.

Altin Dumani ka konfirmuar se SPAK-u ka një plan strategjik për hetimin e krimeve zgjedhore dhe se pritet publikimi i tij brenda disa ditësh. Ai ka theksuar se do të ngrihet një grup i posaçëm për krimet zgjedhore

Kodi Zgjedhor parashikon deri në 7 vite burg për ata që manipulojnë zgjedhjet, dhe pritet që SPAK-u të hetojë gjithashtu financat e partive politike dhe presionet ndaj punonjësve gjatë kësaj periudhe fushate.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme