Kronika 29 January 2025, 19:05 Nga VNA

Vrasja brenda burgut të Peqinit, prokuroria merr të pandehur 12 ish-zyrtarë: Shpërdoruan detyrën

Ndaje në Whatsapp
Vrasja brenda burgut të Peqinit, prokuroria merr të pandehur 12

Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet dhe pritet të dorëzojë për gjykim dosjen penale ndaj 12 ish-zyrtarëve të burgut të sigurisë së lartë Peqin, në qelitë e të cilit Sokol Mjacaj ekzekutoi bashkëvuajtësin e tij Arben Lleshi.

Mes të pandehurve është edhe ish-drejtori i burgut, Kamber Hoxha.

Ish-zyrtarët, të cilët janë në gjendje të lirë, akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi dyshohen se nuk kanë marrë masat për të parandaluar futjen në burg të sendeve të ndaluara, sic ishte pistoleta që Mjacaj përdori për të kryer vrasjen.

Ndërkohë hetimet për Mjacajn janë duke vijuar në drejtimin e identifikimit të urdhëruesve të vrasjes së Arben Lleshit. Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve cekë, rrezikon sërish dënimin maksimal, pasi është provuar katërcipërisht që në momentet e para që ai e kreu krimin. Hetuesit deri në këtë momente nuk kanë mundur të identifikojnë urdhëruesit dhe financuesit e atentatit, ndonëse familja Lleshi ishte në hasmëri me familjen Hoxha. Arben Lleshi ekzekutoi në Britaninë e Madhe Agim Hoxhën dhe i dogji trupin. Pas asaj ngjarje, dy xhaxhallarët e Agim Lleshit janë vrarë dhe dy kushërinj të parë janë zhdukur pa gjurmë. Në fund u qëllua për vdekje ne qelinë e burgut të sigurisë së lartë Peqin edhe vetë Arben Lleshi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme