Kronika 30 January 2025, 13:30 Nga VNA

I akuzuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, SPAK dërgon në gjykim Emiljan Burbën!

Ndaje në Whatsapp
I akuzuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, SPAK dërgon

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim Emiljan Burbën, i cili akuzohet si drejtuesi i një grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas Prokurorisë së Posaçme, grupi përdorte një skemë të mirëorganizuar për të transportuar drogën, ndërsa një sasi prej 442.084 kg u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit (Bozhaj) më 17 shtator 2023, gjatë hyrjes në Mal të Zi.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar më 27.01.2025 për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë shtetasin Emiljan Burba, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal, nr.159 të vitit 2024.

 

E.B akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim me formën e grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal.

 

Më 29.07.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar aktet dhe ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e shpalljes së moskompetencës në hetime nga ana e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm,Shkodër.

 

Hetimet janë kryer lidhur me ngjarjen në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17.09.2023, rreth orës 00:30, kur u bë zbulimi dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike e llojit kanabis, me peshë totale 442.084 kg. Kjo sasi u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” me targa AB948IX dhe rimorkion e markës “Krone”, me targa AJR363, të drejtuar nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan. Të dy shtetasit transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban. Subjekti tregtar edhe kamioni rezultonin të ishin rregjistruar në emër të personave fiktive. Të dy shtetasit e mësipërm janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht nga autoritetet gjyqësore të Malit të Zi.

 

Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe rregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin. Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të struktuar kriminal.

 

Për këtë procedim penal janë veçuar hetimet për pjesëmarrësit e tjerë në grupin e strukturuar kriminal, të identifikuar dhe të paidentifikuar, për episodin e përmendur dhe episode të tjerë të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme