Kronika 31 Janar 2025, 00:10 Nga VNA

Klodiana Lala: Një personazh i krimit u ofrua të jepte dëshmi për zhdukjen e Vis Martinajt, por nuk e pranuan!

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala: Një personazh i krimit u ofrua të jepte dëshmi

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt, të kërkuar nga SPAK dhe që pritet të miratohet nga gjykata.

Lala foli edhe për zhdukjen e Martinajt, duke deklaruar se një personazh i botës së krimit ka dashur të japë informacion për Martinajn, por çuditërisht atij nuk i është dhënë mbrojtje.

"Është rrjedhë normale e një procesi hetimor të nisur, që në momentin që ka një subjekt për krimin e organizuar, si Ervis Martinaj, nis edhe hetim pasuror. Në rastin konkret ka rezulatuar se 31 pasuri, që janë kryesisht shoqëri tregtare, Martinaj merrej me lojrat e fatit që kontrollonte pjesë dërrmuese të tyre, pasuri të paluajthsme si vila në Surrel, truall, etj, që janë të pambuluara financiarisht. Konfiskimi është faza e fundit e procesit, nëse kjo miratohet edhe në shkallët e tjera, këto pasuri kalojnë në llogari të shtetit shqiptar. Në total është shumë e madhe parash, 10-12 milionë euro. Në informacionet që kam patur, Ervis Martinaj ka transferuar pasuri jashtë vendit dhe ka investuar në kriptomonedha, që kapacitetet nuk janë të larta për t'u identifikuar. Në rastin e Franc dhe Hajdar Çopjas duhej ndihma e belgëve.

Hetimi për fatin e Martinajt, duhet të jetë dosje ekzkluzive, Martinaj nuk ishte kriminel i rëndomtë, por njeri që penetroi thellë në krim dhe në politikën shqiptare. Në këtë aspekt, hetimi për të… Ka qenë një personazh i botës së krimit që është ofruar për të dhënë dëshmi, kur ishte Balla ministër, për fatin e Martinaj, por ai personazh nuk e mori statusin e të mbrojturit, sepse nëse do të gjendej, ai thoshte se Martinaj nuk jeton më… Nuk e di pse nuk iu dha mbrojtje. Fokusi duhet të jetë këtu për të zbërthyer të gjithë misterin. Një gjë e di me siguri, shfaqja e fundit e Martinaj, është në një kamera sigurie, Martinaj është marrë nga persona të veshur komando, forca speciale, pra në momentet e para familja ka pritur rreth 24 orë që ti drejtohej policisë, sepse ka shpresuar në ato orë të para që policia do të dilte me deklaratë që ishte i arrestuar. Vonesa më pas, kam bindje që familja e ka parë videon, sepse në informacionet që kam patur, di që familja ka bërë hetim të thellë nga hetues privatë dhe ekspertë të specializuar.

Kur Dritan Rexhepi u arratis, kam patur informacione se mbështetej nga një grup në zonën e Durrësit. Edhe për rastin e Ervis Martinaj, janë ofruar njerëz, apo të dhëna, ka qenë një i huaj që bënte zhytje në det, ofroi të dhëna, që mendohej se mund të zgjidhej misteri, personi që bënte zhytje, kishte arritur të filmonte një trup të pajetë në Potam. Për 3-4 muaj është kërkuar me polumbar dhe me forma të specializuara, me shpresë se mund të gjendej trupi i Martinajt. Pra ka patur shumë detaje. Bie dakord që mbase nuk janë edhe të interesuar për ta zbardhur këtë histori. Është personazh shumë interesant i përzier shumë me politikë, krim, biznes e me rradhë", tha Lala.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme