Kronika 31 January 2025, 18:47 Nga VNA

U gjet i pajetë në rezervuarin e fshatit, policia jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarit

Ndaje në Whatsapp
U gjet i pajetë në rezervuarin e fshatit, policia jep detaje për

Valter Lame është gjetur i mbytur nga polumbarët e RENEA-s, pasditen e së premtes në rezervuarin e Kamenicës në Korçë. 54-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej disa ditësh, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij nisën pasditen e së premtes.

Polumbarët e Reneas kanë realizuar operacione kërkimi në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 54-vjeçarit.

Pas një shqyrtimi paraprak, nga analiza e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe hetuesit dyshojnë se viktima mund të ketë humbur jetën nga mbytja në rezervuar.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:

Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme