Kronika 31 January 2025, 15:14 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e ish- ministrit Koka e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e

Gjykata e Posaçme nisi shqyrtimin e dosjes penale për aferën e inceneratorit të Tiranës. Gjykata pranoi kërkesën e tetë të pandehurve për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Lefter Koka, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj do të gjykohen me procedurë të përshpejtuar. Ndërsa për të pandehurit e tjerë, dosja do të veçohet dhe do t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm.

Konkretisht, të pandehurit Etleva Kondi, Alba Thoma, Pellumb Abeshi dhe Silena Tola kërkuan zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të zakonshëm, ndarjen e çështjes dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Tiranës.

Të 12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" të kryer në bashkëpunim, lidhur me procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Gjatë hetimeve, SPAK ka konstatuar një sërë parregullsish në procedurën e ndjekur për dhënien e koncesionit dhe ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për përgatitjen e të gjitha dokumenteve me qëllim fitimin e koncesionit për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme