Kronika 31 January 2025, 11:09 Nga VNA

Gara për drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, zbardhen emrat e kandidatëve

Ndaje në Whatsapp
Gara për drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, zbardhen emrat

Suela Beluli dhe Edmond Kaloshi garojnë për të marrë drejtimin e prokurorisë së Durrësit. KLP po shqyrton kandidaturat, ndërsa Belulin e ka komanduar si drejtuese edhe për 3 muaj të tjerë.

Në krye të prokurorisë Vlorë është caktuar Erjon Shqarri, pas arrestimit të ish-drejtuesit Aurel Zarka, ndërsa drejtimin e prokurorisë së Lezhës e merr përkohësisht Erjon Shehaj.

Mbledhja e KLP

Pas shqyrtimit të relacioneve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht caktimin e përkohshëm të tre (3) prokurorëve në pozicionin e drejtuesve si më poshtë:

Erjon Shqarri si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Erjon Shehaj si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Suela Beluli si drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

Në përfundim, Këshilli miratoi kualifikimin e kandidatëve Suela Beluli dhe Edmond Kaloshi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, përmes procedurës së ngritjes në detyrë. Pas shortit për zgjedhjen e relatorëve që do të kryejnë procedurën e verifikimit, u caktuan z. Erind Mërkuri për Suela Belulin dhe z. Olger Eminaj për Edmond Kaloshin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme