Sociale 2 Shkurt 2025, 22:04 Nga VNA

VOA: Trajtimi i mbetjeve, ende pa zgjidhje në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
VOA: Trajtimi i mbetjeve, ende pa zgjidhje në Shqipëri

Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem shqetësues, që ndikon në ndotjen e mjedisit, shëndetin e popullatës, por edhe ecurinë e turizmit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, rreth 850 mijë tonë mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë, sasi kjo që rritet nga viti në vit. Ndërkohë, për shkak të vështirësive në menaxhimin dhe trajtimin e tyre, shumë biznese dhe banorë i hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin.

Në Shqipëri, ndërkohë që ekonomia dhe turizmi po njohin rritje, trajtimi i mbeturinave urbane vazhdon të jetë një nga problemet shqetësuese për bashkitë dhe një numër të madh të njësive të tyre vendore. Vështirësitë në grumbullimin dhe trajtimin e tyre kanë bërë që, jo pak biznese dhe familje të hedhin mbeturinat buzë lumenjve dhe përrenjve, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar shëndetin e banorëve.

Drejtuesi i shoqatës “Eko Mendje”, Mirsad Basha, thotë se, në përpjekje për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetet lokale që jetojnë pranë brigjeve të lumenjve, të rinjtë vullnetarë të shoqatës u bashkuan në Velipojë, në një aksion për pastrimin e vijës bregdetare.

“Për fatin e keq po shikojmë se lumenjtë janë kthyer në kosha mbeturinash ku, çdo lum mbledh mbeturina dhe pastaj i hedh në det. Nuk mundet që vetëm të rinjtë të pastrojnë bregdetin e ndotur. Edhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen. Menaxhimi i mbetjeve duhet të jetë më efektiv si dhe ndërgjegjësimi i bizneseve dhe qytetarëve që jetojnë afër lumenjve”, tregon ai.

Rreth 850 mijë ton mbeturina urbane menaxhohen në vit nga bashkitë në Shqipëri, sasi kjo që vjen në rritje, nga viti në vit, edhe për shkak të fluksit të turistëve. Plastika, qelqi, letra dhe kartoni përbëjnë grupin e mbetjeve, pesha e të cilave ka ardhur duke u rritur në strukturën e përgjithshme të mbetjeve të menaxhuara urbane. Në pjesën më të madhe mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen në landfille dhe fusha mbetjesh, të miratuara si depozita të përkohshme nga bashkitë.

Vullnetari Ardit Zhuku thotë se, një pjesë e madhe e mbeturinave nuk arrijnë deri aty, pasi shkarkohen në rrugë të jashtëligjshme buzë përrenjve dhe lumenjve, të cilët i transportojnë pastaj në det, duke ndotur edhe vijën bregdetare.

“Jemi të pafuqishëm përballë kësaj ndotje që po i bëhet natyrës. Po pastrojmë një zonë të ndotur, të cilën e kemi verifikuar këto ditë. Dhe, si gjithmonë bëjmë thirrje që të mbahet pastër dhe gjërat që konsumohen të lihen në vendet e caktuara ose të merren me vete në shtëpi”, thotë ai.

Velipoja edhe në këtë periudhë dimri vizitohet, kryesisht gjatë fundjavave, nga grupe të rinjsh dhe familje. Por ndotja e vijës bregdetare me mbeturina, sipas vullnetares Sugerta Hysenaj, po e dëmton turizmin.

Aksionet e herëpashershme të të rinjve vullnetarë për pastrimin e vijës bregdetare të Adriatikut janë vetëm një sinjal për nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve, komuniteteve lokale dhe bizneseve.

Sipas Mirsad Bashës, nevojitet ngritja e strukturave të reja për kontrollin e menaxhimit në territor të mbeturinave urbane.

“Gjithmonë kemi thënë se duhet të krijohet një polici mjedisore që të shkojë në terren, të monitorojë situatën mjedisore dhe të vendosë gjoba, jo vetëm për bizneset, por edhe banorët. Sepse, nuk mund të bëhen me dhjetëra aksione pastrimi për gabimet që bëjnë disa njerëz. Pra, duhet të krijohen disa struktura të veçanta me synimin që ky problem të mos vazhdojë”, thotë ai.

Vitet e fundit, përmbytjet e përsëritura në zonën fushore të Nënshkodrës janë shoqëruar me ndotje masive të vijës bregdetare nga Velipoja në Mal të Zi e deri në Kroaci, gjë që ka nxitur edhe reagimin e këtyre vendeve për pasojat e ndotjes. /VOA

 

Video

Nëse nuk jeni mësuar me sherre në Korçë, sot PD ja ka dalë t’i sherros si rrallëherë korçarët me njëri tjetrin. Momente nga procesi i dështuar i votimit për kryetarin e degës së PD-së në këtë qytet

Vijojnë debatet për zgjedhjen e kreut të PD dega Korçë, ku u përfshi edhe deputeti i PD, Fidel Kreka. Procesi i votimit u pezullua dy herë pasi disa persona tentuan të votonin pa figuruar në listat e anëtarësisë ose pa dokument përkatës. Ivi Kaso tha se gjithçka lidhet me zbatimin e rregullave, ndërsa kandidati Harito Zoto kundërshtoi, duke theksuar se shumë anëtarë mungojnë padrejtësisht nga listat.

Një pjesëmarrje masive, sipas traditës së Koresë së Veriut: në pamje shihet takimi publik mes liderit Kim Jong-un dhe përfaqësuesve të Lidhjes Rinore të partisë në pushtet në Phenian. Shtrëngime duarsh, përqafime, foto dhe duartrokitje nga tribunat. Bëhet fjalë për kongresin e njëmbëdhjetë të Lidhjes, një tubim politik që zhvillohet çdo pesë vjet dhe synon mobilizimin e qytetarëve të moshës 14 deri në 30 vjeç.

Zgjedhjet me një kandidat janë zgjedhjet më të mira

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme