Sociale 9 November 2026, 11:05 Nga VNA

Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron 2.1 miliardë lekë! Në Tiranë, mësimi vijon me dy turne

Ndaje në Whatsapp

Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron

Në Tiranë, nxënësit vazhdojnë ta ndajnë ditën mes turneve, ndërsa këstet për koncesionin e shkollave dalin njëri pas tjetrit nga buxheti i Bashkisë. Shoqëria Koncesionare “Z.M.A.” ka marrë rreth 2.1 miliardë lekë që nga nisja e pagesave. Vetëm gjatë vitit 2026, në Thesar janë regjistruar katër pagesa me vlerë rreth 388 milionë lekë.

Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron

Këto janë pagesat për “Z.M.A”, njëra nga shoqëritë e përfshira në projektin PPP për 17 shkollat. Kompania ka përgjegjësinë për pesë objekte arsimore në zonën Tirana 1. Sipas Open Spending Albania, pagesat për të paraqiten si kosto investimi dhe mirëmbajtjeje. Por pamja e publikuar nuk i përgjigjet pyetjeve që kanë rëndësi për qytetarët, sa është paguar për secilin objekt, çfarë punimesh janë kryer dhe si është formuar fatura përfundimtare?

Oferta fituese për zonën Tirana 1 ishte rreth 1.6 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa pagesat e regjistruara për “Z.M.A” kanë kaluar 2 miliardë lekë. Diferenca kërkon një shpjegim të plotë nga Bashkia duhet të shpjegojë se çfarë përfshihet në këtë shumë dhe si lidhen pagesat me investimin, mirëmbajtjen dhe shtesat e kontratës.

Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron

Premtimi ishte se ndërtimi i shkollave të reja do t’i jepte fund mësimit me dy turne. Por për vitin shkollor 2026–2027, 20 shkolla në Tiranë vijojnë me dy turne, pesë më pak se një vit më parë. Ndërkohë, nga 17 objektet e planifikuara, sipas të dhënave të publikuara, janë përfunduar nëntë. Taksa e përkohshme e arsimit, e mbledhur për këtë projekt, i solli Bashkisë rreth 6.98 miliardë lekë deri në fund të vitit 2025. Shkollat u premtuan si zgjidhje, turnet e dyfishta vazhdojnë të jenë realiteti në kryeqytet. Edhe Astiri, zonë me popullsi në rritje, pret ende shkollën që u është premtuar banorëve prej vitesh.

Në kompaninë koncensionare “Z.M.A”, aksioneri kryesor është AGI KONS, me 86.95% të kapitalit. Pronari përfitues i AGI KONS është Gentjan Sula, i cili është i pandehur në të njëjtën dosje me Erion Veliajn. SPAK e akuzon Sulën për korrupsion aktiv, në emër të AGI KONS, ndërsa Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, mes të tjerash në lidhje me përfitime të dyshuara nga kjo kompani. Çështja është kaluar për gjykim.

Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, kompanitë e përfshira në dosje dyshohet se kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e drejtuar nga Veliaj, ndërsa përfitime të parregullta dyshohet se kanë kaluar te persona dhe subjekte të lidhura me familjen e kryebashkiakut. Në një nga episodet e përmendura në dosje, hetuesit kanë ngritur dyshime për 115 mijë euro të dhëna si kapar në një transaksion që përfshin bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa. Këto janë pretendime të prokurorisë, të cilat po shqyrtohen në gjykatë. Ndërkohë, AGI KONS zotëron pjesën dërrmuese të shoqërisë që vazhdon të marrë pagesa për shkollat.

Aksione në Z.M.A. ka edhe MET-ENGENEERING, me 12.9% me pronar, Gazment Metohu. Historiku i regjistrit tregon se edhe këtë kompani e ka zotëruar biznesmeni Gentian Sula, pasi e klishte blerë në vitin 2017 nga Metohu. Por dhurimi u revokua në janar 2018 dhe kuotat iu kthyen sërish Metohut, vit i cili u themelua edhe kompania Z.M.A që do merrte koncensionin nga Bashkia Tiranë.

Aksioneri i tretë, ZENIT&CO, zotëron 0.15% të koncesionarit. Kompania, e njohur më parë si “Zenit-06”, ishte në pronësi të Rexhep Tarbës. Në janar 2019 ai ia shiti 100% të kuotave bashkëshortes, Luiza Tarba, për 100 mijë lekë. Një vit më herët, Rexhep Tarba ishte dërguar për gjykim në çështjen për punimet në rrugën e Gjinarit, ku akuzohej për shpërdorim detyre si mbikëqyrës punimesh; në të njëjtën dosje figuroi edhe “Zenit-06”.

Kështu, në një kontratë publike që vazhdon të marrë para nga Bashkia, shumicën e aksioneve e zotëron kompania e një biznesmeni të pandehur në dosjen e Veliajt, ndërsa vetë Veliaj është po ashtu i pandehur në atë proces. Ndërkohë, 20 shkolla vijojnë me dy turne dhe Astiri pret ende shkollën e vet. Sa nga 2.1 miliardë lekët janë kthyer në klasa funksionale, dhe ku është pasqyra që lidh çdo pagesë me çdo punim? Këtë përgjigje duhet ta japë Bashkia Tiranë, me dokumente për pagesat, punimet dhe afatet, jo vetëm deklaratat me inteligjencë artificiale të kryebashkiakut nga burgu i Fierit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme