Një pëllumb nga shteti i Missouri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hyrë në histori pasi është shpallur zyrtarisht pëllumbi më i vjetër në botë.
Bëhet fjalë për Sugar, një pëllumb që i përket 77-vjeçarit Deëayne Orender nga Chesterfield, i cili ka arritur moshën 44 vjeç e 72 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një pëllumb gjerman i quajtur Methuselah.
Sipas Guinness Ëorld Records, Sugar e ka tejkaluar rekordin e mëparshëm me më shumë se 15 vjet, një arritje e pazakontë duke qenë se pëllumbat në robëri zakonisht jetojnë rreth 20 vjet.
Pronari i tij është shprehur se kafsha e tij është në gjendje shumë të mirë. “Ai duket shumë i lumtur dhe i kënaqur. Ai më do shumë jemi miqtë më të mirë”, tha Orender.






















