Uncategorized 10 Korrik 2025, 13:18 Nga VNA

Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, daja i Shabanit kërkesë në KQZ

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, daja i Shabanit

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” vihet në pikëpyetje. Edhe pse sipas akordit që dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin përpara zgjedhjeve, se mandatet do i merrnin kaniddatët që do të merrnin më shumë vorta nga lista e hapur dhe listat e mbyllura do të dorëhiqeshin, duket se ky akord mund të mos zbatohet.

Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kordhoni deklaroi se i është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk mban mend të hedhur firmën mbi një dokument që të lërë mandatit e fituar në zgjedhje.

Kandidati Kordhoni deklaroi më tej se pasi të njihet me dokumentacionin e dorëzuar në KQZ do të ulet për të biseduar me dy drejtuesit e koalicionit Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, duke shtuar se në parim përpara zgjedhjeve, ai nuk kishte qenë dakord që të jepte dorëheqjen nga mandati në rast fitoreje.

Po ashtu Euronews Albania kontaktoi edhe Adriatik Lapajn, i cili deklaroi se deri në këto momente nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me këtë çështje, por që do të bisedojë si me kandidatin Kordhoni por edhe me bashkëdrejtuesin e koaliconit, Endri Shabani.

Me këtë të fundit, Euronews Albania tentoi të komunikonte, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kemi marrë asnjë reagim.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se Zeqir Kordhoni nuk është një kandidat i thjesht në listën e Tiranës, por një familjar i afërt i Endri Shabanit, respektivisht daja i tij./Euronews

Video

Në Iran u rrëzua një avion amerikan F-15, duke nxitur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi gjatë të cilit forcat iraniane hapën zjarr ndaj helikopterëve amerikanë. Një pilot u shpëtua, ndërsa për tjetrin vazhdojnë kërkimet. Irani ofroi shpërblim për informacione për gjetjen e tij. Autoritet iraniane po ashtu pretendojnë se kanë rrëzuar edhe një avion A-10. Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se incidenti nuk do të ndikojë në negociatat mes palëve.

Shkrimtarja dhe artistja e njohur, tashmë shndërruar dhe në fenomen televiziv Moza Ahmeti ka një kritike të fortë. Ajo quhet Eir Plasari dhe është vajza e madhe e saj. Në gjurmët e prindërve edhe Eir është një shkrimtare e re e cila ka “kritika” për nënën e saj të bëra publike në një intervistë 4 vite më parë në emisionin Wake up. Video credits TCH

Hajde mos e beso kur ta thotë Rama…

Momenti kur shqiptari ndjek hajdutët që vodhën orën 65 mijë £ në Londër.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme