Uncategorized 10 Prill 2025, 16:46 Nga VNA

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin Namik Koçi me 8 muaj burg

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohej për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi biznesmeni banues në Durrës, i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme paraqiti çështjen pranë gjykatës në kuadër të procedimit penal nr. 34 të vitit 2024. Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca e shpalli fajtor Koçin.

 

Njoftimi

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 34, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Namik Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim

të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe

Bib Ndreca, me vendimin Nr. 28, datë 10.04.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Namik Koçi, për veprën penale “Korrupsioni

aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244

paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Namik Koçi i ulet 1/3

e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht

dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të

dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat

prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër

tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që

mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të

vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

4. Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”

sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik

Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

5. Në lidhje me provat materiale:

-Shuma prej 70.000 lekësh e sekuestruar gjatë hetimit paraprak, sipas

procesverbalit përkatës datë 20.02.2024, të konfiskohet si mjet që ka shërbyer për

kryerjen e veprës penale, bazuar në nenin 36 të K.Penal.

-Shuma prej 215.000 lekë si dhe aparatet të markës Iphone 15 pro max, t’i kthehen

të pandehurit Namik Koçi.

-Aparati Iphone 13 pro Max, t’i kthehet shtetases V.Ll.

-Aparati Iphone 12 pro Max, t’i kthehet shtetases H.K.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al-Paisjet HDD që përmbajnë aktet e ekspertimit në lidhje me telefonat e ekspertuar

si dhe të USB me materialet e këqyrura, të mbeten pjesë e fashikullit të këtij

gjykimi.

6. Shpenzimet procedurale, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën

9.066,44 (nëntëmijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje dyzet e katër) lekë, dhe ato të

kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, i

ngarkohen të pandehurit Namik Koçi.

7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke

filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme

të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më da

Video

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Fier–Shegan, ku ka humbur jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni, drejtues i një motoçiklete. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Caddy” ishte duke kryer manovër për t’u kthyer në anën tjetër të rrugës për të hyrë në banesë, ndërkohë që motoçikleta tentoi parakalimin në të njëjtën korsi, duke u përplasur me mjetin. I riu u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Një avion i vogël ka kryer një ulje emergjente në një autostradë në Pensilvani, pas problemeve me motorin menjëherë pas ngritjes. Sipas raportimeve të CBS News, në bord ndodheshin piloti 65-vjeçar dhe një pasagjer 34-vjeçar, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Një burrë u sulmua nga pas nga një pasagjer tjetër ndërsa priste trenin në platformën e metrosë në Seattle, në SHBA. Viktima u shty drejt shinave pikërisht në momentin kur treni po kalonte, por arriti të shpëtojë për pak sekonda nga përplasja. Pamjet e incidentit, të publikuara nga King County Prosecuting Attorney’s Office, janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe janë bërë virale. I dyshuari, i identifikuar si Elisio Melendez, është arrestuar dhe tani përballet me akuzën për tentativë vrasjeje. Sipas autoriteteve, mbi të rëndon edhe një vlerësim psikiatrik i urdhëruar më herët për episode të tjera dhune.

Korrupsionin e kemi të trashëguar se ne nuk e njohim këtë fenomen… hajde mos e beso

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme