Procesi i votimit të primareve në PD ka nisur prej mëngjesit të sotëm dhe pritet të mbyllet rreth orës 18:00. Kreu i grupit parlamentar të PD dhe njëkohësisht, drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi deklaroi se fluksi i anëtarëve të PD që u janë drejtuar kutive të votimit në këtë qark ka qenë i lartë. Sipas Bardhit, PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik. Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, është shprehur ai.






















